Temu | Shqipëri | Politika e cookies dhe e teknologjive të ngjashme

Përditësimi i fundit: 26 qershor 2025

Klikoni këtu për informacion në lidhje me reklamat të bazuara tek interesat dhe zgjedhjet tuaja të disponueshme.

"Politika e cookies dhe teknologjive të ngjashme" (“Politika e cookies”) plotëson "Politikën e privatësisë" të Temu (“Politika e privatësisë”) dhe përshkruan mënyrën se si ne i trajtojmë të dhënat personale që mbledhim përmes aseteve tona dixhitale që lidhen me "Politikën e cookies", duke përfshirë faqen tonë të internetit (www.temu.com), aplikacionin celular të Temu (bashkërisht "Shërbimi"), si dhe përmes rrjeteve sociale, aktiviteteve tona të marketingut dhe aktiviteteve të tjera siç përshkruhet në "Politikën e cookies".

Prezantimi me cookies dhe teknologjive të ngjashme

Cookies, të cilët janë skedarë të vegjël teksti që faqet e internetit i ruajnë në pajisjet e përdoruesve, u lejojnë serverëve të internetit të regjistrojnë aktivitetin e shfletimit të internetit të përdoruesve dhe të mbajnë mend materialet e dërguara, preferencat dhe statusin e identifikimit ndërsa shfletojnë në një faqe interneti. Cookies e përdorur në faqet tona të internetit përfshijnë “cookie sesioni” që fshihen në fund të një sesioni, “cookie konstantë” që ruhen për periudha më të gjata kohore, cookie “të palës së parë” që menaxhohen nga ne dhe cookie “të palëve të treta” që vendosen nga partnerët dhe ofruesit e shërbimeve të biznesit të palëve të treta.

Teknologjitë e ruajtjes lokale, si p.sh. HTML5, ofrojnë shërbime ekuivalente me cookies, por mund të ruajnë sasi të mëdha të dhënash që lidhen me një aplikacion të caktuar në pajisje jashtë shfletuesit.

Sinjalizuesit e uebit, që njihen ndryshe edhe si etiketa pikselësh ose GIF-e të qarta, të cilat përdoren për të demonstruar se një faqe në internet ose adresë emaili është aksesuar ose hapur, ose se përmbajtje të caktuara janë parë ose klikuar.

Qëllimi i përdorimit të cookies dhe i teknologjive të ngjashme

Siguria dhe autentifikimi. Disa cookie dhe teknologji të ngjashme janë të nevojshme dhe jetike për të garantuar sigurinë e përdorimit të "Shërbimit" tonë, si p.sh. në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të faqes së internetit, autentifikimin dhe identifikimin në Temu dhe garantimin e kapacitetit për të kryer në mënyrë të sigurt transaksionet.

Mbajtja mend e preferencave tuaja: Neve na duhet t’i mbajmë mend cilësimet që zgjidhni në Temu në mënyrë që të funksionojnë ashtu siç dëshironi. Kjo përfshin mbajtjen mend të zgjedhjeve dhe të preferencave tuaja kur shfletoni faqen e internetit, qëndrimin të identifikuar kur ktheheni në Temu dhe ruajtjen e zgjedhjeve tuaja në veçoritë e Temu.

Optimizimi i performancës së shërbimit. Disa cookie dhe teknologji të ngjashme ndihmojnë në sigurimin e të dhënave të performancës për mënyrën se si funksionon "Shërbimi" në mënyrë që të përmirësojmë "Shërbimin" tonë, si p.sh. të dhënat për funksionalitetin dhe shpejtësinë e faqes së internetit dhe të aplikacionit celular.

Analitikat e shërbimit. Për të na ndihmuar të kuptojmë aktivitetin e përdoruesve në "Shërbim", duke përfshirë faqe që vizitohen më shumë dhe më pak dhe si lëvizin vizitorët nëpër "Shërbim", si dhe ndërveprimet e përdoruesve me emailet tona.

Reklamat e bazuara tek interesat. Ne, ofruesit tanë të shërbimeve dhe partnerët tanë reklamues të palëve të treta mund të mbledhim dhe t'i përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime reklamimi. Megjithatë, duhet të keni parasysh se ne nuk i lejojmë partnerët tanë reklamues të palëve të treta t'i mbledhin këto të dhëna nga aplikacioni celular Temu për pajisjet iOS. Partnerët tanë reklamues të palëve të treta mund të përdorin cookie dhe teknologji të ngjashme për të mbledhur informacion në lidhje me ndërveprimin tuaj, duke përfshirë të dhënat e përshkruara në seksionin e mbledhjes automatike së të dhënave të "Politikës së privatësisë" me "Shërbimin", komunikimet tona dhe shërbimet e tjera në internet me kalimin e kohës dhe ta përdorin atë informacion për të shfaqur reklama në internet që ata mendojnë se do t’ju interesojnë. Ne gjithashtu mund të ndajmë informacione rreth përdoruesve tanë me këto kompani për të mundësuar reklamat e bazuara tek interesat për ta ose për përdorues të ngjashëm në platformat e palëve të treta. Duke ofruar reklama të bazuara tek interesat, ne ndjekim Parimet Vetërregulluese të Aleancës për Reklamimin Dixhital për Reklamimin sipas Sjelljes në Internet. Ju mund ta kufizoni përdorimin e cookies dhe teknologjive të ngjashme për të përpunuar të dhënat tuaja për reklamat e bazuara tek interesat siç përshkruhet në seksionin e mëposhtëm.

Zgjedhjet tuaja

Kufizoni reklamat e bazuara tek interesat. Ju mund ta kufizoni përdorimin e cookies dhe teknologjive të ngjashme për të përpunuar të dhënat tuaja për reklamat e bazuara tek interesat duke ndjekur mënyrat e mëposhtme:

  • Cilësimet e shfletuesit. Bllokoni cookies e palëve të treta në cilësimet e shfletuesit tuaj.

  • Shfletuesi/moduli i privatësisë. Ju lejon që të bllokoni teknologjitë gjurmuese duke përdorur shfletuesit e privatësisë ose modulet e shfletuesve për bllokimin e reklamave.

  • Refuzoni veçoritë e reklamimit të Google Analytics. Ju mund t’i refuzoni veçoritë e reklamimit të Google Analytics përmes cilësimeve të reklamave të Google: https://myadcenter.google.com/.

  • Ndryshoni përzgjedhjet e reklamave në Facebook. Ju mund të ndaloni përdorimin e të dhënave tuaja nga Facebook për reklama të bazuara tek interesat përmes cilësimeve të reklamave në Facebook: https://www.facebook.com/about/ads.

  • Mos merrni reklama të bazuara tek interesat nga disa partnerë reklamues të palëve të treta. Ju mund t’i menaxhoni preferencat tuaja të reklamave për disa nga palët e treta me të cilat bashkëpunojmë për ofrimin e reklamave në internet duke përdorur opsionet e disponueshme në

    • Nisma e Reklamimit në Internet: https://thenai.org/opt-out/.

    • Aleanca për Reklamimin Dixhital: optout.aboutads.info, mund të vizitoni https://www.youradchoices.com/appchoices, si dhe të shkarkoni aplikacionin celular AppChoices, i cili ju mundëson të refuzoni reklamat e bazuara tek interesat në aplikacionet celulare të ofruara nga anëtarët pjesëmarrës të Aleancës për Reklamimin Dixhital.

    • Ne nuk mund të garantojmë se kompanitë me të cilat bashkëpunojmë janë të përfshira në programet e refuzimit të përshkruara më sipër.

  • Ndryshoni cilësimet e pajisjes suaj celulare. Përdorni cilësimet e pajisjes suaj celulare për të kufizuar përdorimin e ID-së së reklamimit të lidhur me pajisjen tuaj celulare për qëllime të reklamimit të bazuar tek interesat.

    • Për iOS 14.5 e lart: Shkoni te cilësimet > Zgjidhni privatësinë > Zgjidhni gjurmimin > Çaktivizoni cilësimin "“Lejoni që aplikacionet të kërkojnë të gjurmojnë”".

    • Për pajisjet Android: Shkoni te cilësimet e privatësisë dhe refuzoni personalizimet e reklamave.

Bllokoni cookies dhe teknologjitë e ngjashme. Shumica e shfletuesve ju lejojnë që t'i hiqni ose t'i refuzoni cookies. Për ta bërë këtë, ndiqni udhëzimet në cilësimet e shfletuesit tuaj. Shumë shfletues i pranojnë cookies si parazgjedhje derisa të ndryshoni cilësimet. Kini parasysh se nëse çaktivizoni cookies në shfletues, Shërbimi mund të mos funksionojë si duhet. Për më shumë informacion në lidhje me cookies, duke përfshirë mënyrën se si të mund të shihni se çfarë cookies janë caktuar në shfletuesin tuaj dhe se si mund t'i menaxhoni e t'i fshini ato, vizitoni www.allaboutcookies.org. Gjithashtu, ju mund ta konfiguroni pajisjen tuaj që të mos lejojë ngarkimin e imazheve, për të penguar funksionimin e sinjalizuesve të uebit.

Mos gjurmo. Disa shfletues interneti mund të konfigurohen që të dërgojnë sinjale "Mos gjurmo" te shërbimet në internet që vizitoni. Aktualisht, ne nuk u përgjigjemi sinjaleve “Mos gjurmo” apo sinjaleve të ngjashme.

Ndryshimet në "Politikën e cookies dhe teknologjive të ngjashme"

Ne rezervojmë të drejtën për ta modifikuar në çdo kohë këtë "Politikë të cookies dhe teknologjive të ngjashme". Nëse bëjmë ndryshime materiale në "Politikën e cookies dhe teknologjive të ngjashme", ne do t'ju njoftojmë duke përditësuar datën e "Politikës së cookies dhe teknologjive të ngjashme", duke e publikuar atë në "Shërbim" ose duke ofruar çdo njoftim të kërkuar nga ligjet në fuqi. Çdo modifikim i "Politikës së cookies dhe teknologjive të ngjashme" do të hyjë në fuqi pasi të kemi publikuar versionin e modifikuar (ose siç përcaktohet ndryshe në momentin e publikimit). Ne ju rekomandojmë që ta rishikoni "Politikën e cookies dhe teknologjive të ngjashme" sa herë që vizitoni "Shërbimin" tonë për të qëndruar të informuar mbi praktikat tona të privatësisë.


Nëse keni pyetje ose komente lidhur me politikën për cookies ose lidhur me kushtet e përmendura, na kontaktoni siç tregohet te seksioni “Na kontaktoni” të "Politikës së privatësisë".